Nisma Socialdemokrate nuk do të shkrihet në asnjë subjekt tjetër politik për të garuar në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen. E për mbajtjen e këtyre të fundit NISMA kërkon të jetë në fillim të shkurtit, raporton InLajmi.
Anëtari i kryesisë së Nismës, Endrit Shala, pas takimit ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani nuk i përjashtoi as koalicionet me partitë e tjera.
“Në gjitha parashikimet fillimi i shkurtit do të ishte data ideale për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme”, tha ai.
Por, para se të shkojë vendi në zgjedhje të reja, Shala kërkoi votimin e buxhetit për vitin 2021./InLajmi/