Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari- Lila pas takimit me u.d e presidentës Vjosa Osmani ka thënë se zgjedhjet duhet të mbahen sa më shpejtë dhe në këto zgjedhje që ku thekson se prapë do ketë bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton InLajmi.
“Edhe në këto zgjedhje do të vazhdojmë bashkëpunimin me LVV-në shpresoj se nuk do të ketë vetëm bashkëpunime të individëve por të gjithë subjektit”.
Ndër të tjera Kusari-Lila e quan manipuluese mënyrën e Hotit për të kërkuar votimin e buxhetit pasi sipas saj kjo Qeveri është në detyrë.
“Këto zgjedhje besoj së do të dalim si 2 subjekte me një listë të përbashkët me një marrëveshje në koalicion”, ka thënë Kusari-Lila për media pas takimit që pati me Vjosa Osmanin, ushtruesen e detyrës së presidentes /InLajmi/