Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova me rastin e 31 vjetorit të themelimit të kësaj partie, raporton InLajmi.
Mustafa gjatë fjalimit ka thënë se LDK-ja mburret me të gjitha të arriturat gjatë kësaj periudhe kohore, me vlerat dhe solidaritetin e treguar.
Mustafa ka komentuar edhe gjendjen aktuale politike ku ka theksuar se fillimisht Kuvendi duhet që të votojë buxhetin dhe disa marrëveshje ndërkombëtare për t’i hapur rrugë mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.
Ai ka sqaruar se ende nuk e kanë diskutuar kandidatin për kryeministër, duke shtuar se Kryesia do të mblidhet për këtë çështje.
Për vendimin e Gjykatës Kushtuese për rrëzimin e Qeverisë Hoti, i pari i LDK-së tha se nuk e kanë pritur, por që do ta respektojnë, vendim të cilin sipas tij, duhet ta respektojë edhe kreu i VV-së, Albin Kurti nëse i ndalohet kandidimi.
Mustafa thotë se ndjehet krenar për të arriturat e partisë së tij gjatë qeverisjes
“Si LDK mburremi për të arriturat gjatë gjithë kësaj periudhe me vlerat tona të solidaritet të brendshëm dhe me ndjenjë që ne ushtrojmë”.
“…ne nuk kemi përmendur askënd ne po presim këto ditë që të mblidhet Kuvendi dhe të aprovojë buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare, të shpallen zgjedhjet e më pas ne do të mbledhim organet tona”.
“Nuk bëjë komente se nuk e shkuj as ligjin as Kushtetutë. Gjykata ka dhënë vendimin e vet, ai që nuk ka të drejtë natyrisht duhet ta respektojë atë, ashtu siç po e respektojmë ne edhe pse nuk e kemi pritur, por po e respektojmë”.