Kryeministri Avdullah Hoti tha se buxheti për vitin 2021 duhet që të miratohet këtë muaj.
Ai madje buxheti për vitin tjetër e ka cilësuar të përgatitur në mënyrën më të mirë. Hoti ka kërkuar nga partitë politike në Kuvend që të bëjnë propozimet për ndryshimet e mundshme, për çka i ka ftuar edhe ta votojnë atë.
“Nuk është mirë të hyjmë në janar pa buxhet të miratuar”.
“… është një draft i përgatitur në mënyrën më të mirë të përgatitur. Të urdhërojnë grupet për të bërë ndryshime edhe ta miratojmë”, theksoi HTO, raporton Ekonomia Online.
Këto komente ai i bëri kur bashkë me zëvendësin e tij, Driton Selmanaj dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica vizituan qendrën Handikos.