Është mbajtur nata finale e edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Artistja e njohur shqiptare, Anxhela Peristeri, është shpallur fituese e këtij Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar, në vend të 2-të është renditur Sardi Struga kurse vendin e 3-të e ka zënë Festina Mejzini.
Ajo u shpall fituese pas tre netësh konkurrimi mes 25 krijimesh të përzgjedhura për Fest ’59.
E njëjta pritet ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, pasi ka arritur të dalë fituese në mesin e 18-të artistëve pjesëmarrës në natën finale.




















