Policia e Kosovës ka konfirmuar se i dyshuari për sulm ndaj gazetarit Valon Syla është lajmëruar vetë në polici.
“Ju njoftojmë se në polici është lajmëruar një person i dyshuar. Policia është duke u marrë me kompletim e rastit. Në koordinim me prokurorin kompetent do të vazhdohet trajtimi i rastit”, ka thënë Policia e Kosovës në një njoftim për media.
Gazetari Valon Syla u sulmua sot fizikisht në lagjen “Pejton” të Prishtinës, raporton Gazeta Metro.
Ky sulm fizik ndaj gazetarit Syla vjen pas shkrimeve të tij lidhur me fluksin e madh të mërgatës që kanë ardhur në Kosovë gjatë këtyre ditëve.