Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që vendi të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditësh, partitë kanë filluar të përgatiten për zgjedhje. Partia Demokratike e Kosovës, në mungesë të kryetarit të saj Kadri Veseli që gjendet në Hagë, pritet që të kandidojë për kryeministër Enver Hoxhajn ose Bedri Hamzën. PDK do të vendosë nesër se kush do të jetë kandidati i saj për kryeministë
Këtë e ka thënë deputeti i kësaj partie, Abelard Tahiri në emisionin Pressing në T7.
“Padyshim që do të jetë njëri prej tyre. Është çështje orësh, besoj nesër në mëngjes”, Abelard Tahiri.
Kujtojmë që kryetari i PDK, Kadri Veseli gjendet në Hagë si i akuzuar nga Gjykata Speciale për krime lufte.