Hetuesit e IPK-së kanë vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me rastin e përdorimit të armës së zjarrit nga një zyrtar policor sot në orët e mbrëmjes në Graçanicë, transmeton InLajmi.
IPK njofton se në koordinim me prokurorin kujdestar dhe disa njësi të tjera të policisë ka përfunduar këqyrjen e vendit të ngjarjes
“Zyrtari policor i cili ka shtënë me armë zyrtare (i stacionit policor të Graçanicës) me vendim të prokurorit është arrestuar nga IPK dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale shkaktim i rrezikut të përgjithshëm kurse IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij si pjesë e procedurave administrative”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim thuhet se bazuar në hetimet paraprake, hetuesit e IPK-së dyshojnë se në këtë rast se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës së zjarrit nga zyrtari policor duke gjuajtur në drejtim të veturës në lëvizje ku ndodhej i dyshuari por edhe dy persona të tjerë.