Pas deklaratave për diasporën, Valon Syla, gazetari dhe analisti kosovar është rrahur gjatë ditës së martë në lagjen Pejton, në Prishtinë.
Për këtë rast, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke e hetuar rastin.
Zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë se Policia ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se një person është sulmuar fizikisht në lagjen Pejton në Prishtinë. Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe po merren me rastin”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa pas rastit, Valon Syla ka deklaruar se është mirë me shëndet, përcjell inFokusi.
“Kam qenë tek Raiffeisen Bank, më ka sulmuar një person, derisa dy të tjerë qëndronin me të. Nuk i njoh, por rastin sapo e paraqita në Polici. Mirë jam me shëndet”, ka deklaruar Syla.