Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ,kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen dhe arrestimin e Arlind Imer Berisha i lindur më 01.12.2000 në fshatin Brestovc – Komuna e Rahovecit, përcjell InLajmi.
Arlindi është i kërkuar për tri vepra penale: ‘Grabitje’ dhe ‘Mashtrim’
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor./InLajmi/