Kreu i LDK-së, Isa Mustafa është parë para pak minutave duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë, raporton InLajmi.
Menjëherë pasi ka përfunduar konferenca e kryeministrit Hoti, aty ka mbërritur Isa Mustafa.
Ky takim i tyre vjen pas zhvillimeve nga Gjykata Kushtetuese e cila të hënën e ka rrëzuar qeverinë “Hoti”./InLajmi/




















