Këshilltari i ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës, Artan Murati, ka bërë një reagim pas sulmit fizik ndaj gazetarit Valon Syla, përcjell InLajmi.
Ai e quajti këtë sulm të papranueshëm.
Postimi i plotë i tij:
“Liria e shprehjes eshte fundamentale, e mendimi ndryshe nuk duhet te trajtohet me grushte. Institucionet dhe shoqeria ne teresi nuk duhet t’i tolerojne aktet e tilla. Sulmet si ky i sotmi ndaj gazetarit Syla jane te papranueshme per ne si institucione te Kosoves, andaj kerkojme qe organet e drejtesise te ndermarrin hapa ne adresimin e tij”./InLajmi/




















