Kryetari në Detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur sot konferencë për media, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj konference, kryetari në detyrë Hoxhaj ka thënë se PDK e mirëpret vendimin e gjykatës kushtetutese dhe ka kërkuar që sa më parë të shkohet në zgjedhjet e parakoshme.
Kryetari Hoxhaj ka thënë se nga 6 tetori i vitit 2019, qytetarët e Kosovës kanë përjetuar dy qeveritë më të dobëta në 20 vitet e fundit, të cilat kanë prodhuar vetëm lajme negative për vendin.
“Qytetarët e Kosovës, pa fajin e tyre, janë ballafaquar me një mashtrim të madh të dalë nga 6 tetori, i cili më pasë prodhoi dy qeveritë më të dobëta që ka pasur vendi ynë. Në këto 14 muajt e fundit qytetarët e Kosovës janë ballafaquar me zhgënjim, mashtrim, shpresë të vjedhur e premtime të papërmbajtura.”, ka thënë kryetari në detyrë Hoxhaj.
Kryetari Hoxhaj ka thënë se në degradimin më të madh që i është bere vendit gjatë kësaj periudhe, fajtorë janë vetëm dy qeveritë e fundit, Kurti dhe Hoti.
Në fund, kryetari Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme per zgjedhje dhe partia më e përgatitur, më programin më të mirë për nxjerrë vendin nga kriza e thellë në të cilën është futur./InLajmi/