Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim sonte pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje mbi votën kontestuese të deputetit Ethem Arifi në ditën e zgjedhjes së Qeverisë Hoti më 3 qershor, sipas së cilës vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda 40 ditësh, përcjell InLajmi.
Kryetari i Komunës së Gjakovës nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini ka kërkuar nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani që para se të shkojnë në zgjedhje të votohet buxheti.
Presidentja në detyrë duhet të kërkojë votimin e buxhetit para se të shkojmë në zgjedhje. Përndryshe rrezikojmë destabilizim total në pranverë! /InLajmi/