Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka lëshuar urdhëresë për ndalimin e produkteve piroteknike, përcjell InLajmi.
Kjo urdhëresë vlen nga data 21 dhjetor 2020 deri më 3 janar 2021 dhe personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumë prej 100 eurosh.
Njoftimi i plotë nga Komuna e Drenasit:
“Kryetari Lladrovci lëshon urdhëresë për ndalimin e produkteve piroteknike
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike gjatë festave të fundvitit në hapësirat publike, përkatësisht sheshe, rrugë e hapësira tjera.
Sipas urdhëresës së lëshuar nga kryetari Lladrovci, ndalesa vlen për periudhën nga data 21 Dhjetor 2020 deri me 03 Janar 2021.
Personat që veprojnë në kundërshtim me këtë vendim do të gjobiten në shumë prej 100 euro.
Komuna e Drenasit ka ndaluar përdorimin e tyre në hapësirat publike për shkak të rrezikshmërisë dhe pasojave që mund të shkaktoj përdorimi i tyre”./InLajmi/