Gjatë ditës së sotme janë regjistruar 10.872 raste të reja të koronavirusit dhe 415 pacientë kanë ndërruar jetë.
Sipas Tgcom, pati një rënie të lehtë të shtrimeve në spital dhe të kujdesit intensiv, përkatësisht -13 dhe -12 krahasuar me të dielën.
Tamponët e kryer janë 87.889. Numri total i të prekurve ka shkuar në 1.964.054 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 69.214.
Shkalla e pozitivitetit të koronavirusit është rritur përsëri duke shkuar në 12.3%. Deri më sot në Itali ka 613.582 persona pozitivë, me një rënie në 24 orët e fundit prej 9178, transmeton Infokusi.
Veneto është rajoni me më shumë raste 2583, pasuar nga Emilia-Romagna 1594 raste, Lazio 1205 raste dhe Lombardia 950 raste të reja.