Një mori vendesh mbyllën kufijtë e tyre me Britaninë të hënën për shkak të frikës nga një variant i ri i koronavirusit, duke rritur panikun global, duke shkaktuar kaos udhëtimesh dhe duke rritur perspektivën e mungesave të ushqimit në Mbretërinë e Bashkuar pak ditë para Bexit-it, transmeton InLajmi.
India, Polonia, Spanja, Zvicra, Rusia, Jordania dhe Hong Kongu pezulluan udhëtimin për britanikët pasi kryeministri Boris Johnson paralajmëroi që një variant i virusit, deri në 70% më i transmetueshëm, ishte identifikuar në vend. Po ashtu, edhe Arabia Saudite, Kuvajti dhe Omani mbyllën plotësisht kufijtë e tyre.
Disa kombe të tjera kanë pezulluar udhëtimet nga Britania, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Italinë, Hollandën, Austrinë, Irlandën, Belgjikën, Izraelin dhe Kanadanë, megjithëse shkencëtarët thanë se lloji mund të qarkullojë tashmë në vendet me metoda më pak të përparuara të zbulimit sesa Mbretëria e Bashkuar.
Ky varianit i ri i koronavirusit doli vetëm disa muaj para se vaksinat pritet të jenë gjerësisht të disponueshme, duke mbjellur kështu panik të freskët nga një pandemi që veçse ka vrarë rreth 1.7 milion njerëz në të gjithë botën dhe më shumë se 67.000 në Britani.
Australia tha se 2 njerëz që udhëtuan nga Mbretëria e Bashkuar në shtetin e Uells- it të Ri Jugor u zbuluan se mbanin virusin me mutacionin e ri, raporton Reuters.

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo i kërkoi qeverisë amerikane të ndërmarrë hapa për të parandaluar llojin e ri që të hyjë në vend, i cili është goditur më keq nga Covid-19 me gati 318.000 vdekje./InLajmi/