• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 25 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

A mund të marrin kredi në Kosovë pensionistët?

J G nga J G
21 December 2020
në Kosovë
0 0
0
A mund të marrin kredi në Kosovë pensionistët?
0
SHPERNDARJE
242
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Fare pak pensionistë në Kosovë arrijnë të mbulojnë shpenzimet mujore me pensionet që marrin, ndërsa shumica nga ta nuk arrijnë as ti përmbushin as edhe nevojat themelore të pleqërisë, e mos të flasim për nevoja të tjera.

Nuk është se shteti nuk ka ndarë pensione për moshën e thyer, po që nuk mjaftojnë mbase edhe e kanë të qartë, por kufizimet buxhetore nuk e lejojnë një qasje ndryshe.

Ndonëse kufizimet buxhetore nuk lejojnë pensione më të larta, institucionet e vendit e kanë menduar edhe një formë ndryshe për të ndihmuar pensionistët, sikur që ka qenë përpjekja për arritjen e marrëveshjes me ndonjë nga bankat në Kosovë për të mundësuar marrjen e kredive, nismë kjo e cila nuk ka arritur të jetësohet.

Pse nuk u jetësua programi për kredi për pensionistët?

Kështu së paku ka deklaruar Izet Shala, nga Departamenti i pensioneve pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht departamenti i pensioneve në planin operativ të punës për vitin e ardhshëm 2021, një prej aktiviteteve në prioritet është edhe çështja e hartimit të një marrëveshje me Bankën Qendrore si dhe me bankat tjera komerciale të Kosovës në mënyrë që pensionistëve t’iu krijohet mundësia që edhe ata të kenë të drejtë në marrjen e kredive”, ka thënë Shala për Kosova Post, duke shtuar se një iniciativë e tillë ka qenë edhe më herët por që nuk është jetësuar për shkaqe të ndryshme.

“Kjo është një problematikë, inciativa të tilla ka pasur edhe më herët mirëpo për arsye të ndryshme në disa raste nuk kemi mundur dhe nuk kemi arritur në një marrëveshje me të gjitha bankat kështu që veçse ky problem është shtyrë. Besoj që vitin e ardhshëm do ta rregullojmë edhe këtë çështje”, theksoi Shala.

Se pensionistët vërtet jetojnë në kushte të vështira për shkak të kufizimeve financiare, meqë marrin pensione solide, e konfirmon edhe kryetari i Federatës së pensionistëve të Kosovës Sylejman Meta, i cili për Kosova Post ka thënë se pensionistët në Kosovë bëjnë jetë të vështirë derisa pensionet e tyre janë minimale.

Meta, nuk e ka menduar as edhe një herë që mundësia e marrjes së kredisë si prensionist do të ishte një ndihmë e konsiderueshme sikur shteti të mendonte në funksionalizimin e një programi të tillë.

Madje ai nuk është në dijeni se pensionistët mund të marrin kredi.

I pyetur nëse Federata ka kërkuar nga Qeveria t’iu mundësojë pensionistëve marrjen e kredive duke lidhur marrëveshje me ndonjë nga bankat , Meta ka thënë për Kosova Post se një kërkesë e tillë nuk është bërë në Qeveri, porse kanë provuar të marrin kredi në banka individualish e që ka rezultuar pa rezultat.

“Ne kemi kërkuar nga bankat drejtpërdrejtë, nuk kemi dashur që të involvojmë ministritë dhe institucionet tona në këtë problematikë, sepse ata përgjigjen sigurisht e kishin marrë se kjo është në kompetenca e barakave dhe mund të bëni marrëveshje ose të jeni të refuzuar vetëm nga bankat sipas rregullave dhe ligjeve bankare”, ka thënë Meta duke shtuar se marrja e kredisë do të përmirësonte shumë jetën e pensionistëve.

Pensionisti Meta, është ankuar për qasjen e bankave ndaj klientëve pensionistë të cilëve nuk iu mundësohet marrja e kredive në asnjë formë, madje as me garanci nga familjarët.

“Do të ishte shumë ndihmë e madhe aq më tepër kur ne si federate do të garantonim, apo edhe për pensionistin kishte me garantuar djali, reja, nipi apo mbesa, por fare nuk ka dashur ndonjë garantë tjetër vetëm kanë thënë pensionisti nuk mundet me marrë kredi dhe asgjë tjetër”, tha Meta për Kosova Post.

“Ju jeni pensionist, nuk keni të drejtë të merrni kredi”

Ai ka treguar për përvojën e tij në tentim për të marrë kredi në bankat që operojnë në Kosovë, ndërsa ka përsëritur refrenin e zyrtarëve nga bankat “Ju jeni pensionist, nuk keni të drejtë të merrni kredi”.

Kosova Post ka bërë një hulumtim të shkurtër për të mësuar se cila nga bankat që operojnë në Kosovë ofrojnë program për pensionistët, ndërsa ka rezultuar që është vetëm Banka Kombëtare Tregtare e Kosovës ajo e cila ofron kredi për pensionistët në Kosovë.

Kryetari i Federatës së Pensionistëve, ka mbetur i habitur, por edhe ka shprehur gëzimin e tij, kur mori vesh se ai edhe kolegët e tij pensionistë mund të marrin kredi në Bankën Kombëtare Tregtare.

Meta këtë program të BKT për të dhënë kredi pensionistëve e quan mrekulli ndërsa e cilëson shpëtimtare këtë bankë .

“Jo, nuk e kemi pas këtë informatë asnjëherë, në qoftë se është, është një mrekulli dhe është një ndihmë e madhe për pensionistët, invalidët dhe të moshuarve. Edhe unë që nesër do kisha shkuar dhe do isha paraqitur në atë bankë për të marrë një ndihmë materiale si kredi për nevoja të shumta që kemi”, është shprehur Meta.

Ndryshe, edhe sekretari i Lidhjes së Pensionistëve ka konfirmuar se nuk ka marrë asnjëherë kredi dhe nuk ka qenë në dijeni se Banka Kombëtare Tregtare në Kosovë jep kredi për pensionistët.

“Une edi se ekziston Banka Kombëtare Tregtare por nuk kam qenë i informuar që ata lejojnë kredi për pensionista, nëse ata kanë filluar me leju une kamë vetëm një kompliment dhe besoj që nëse nuk shkojnë me shuma të larta që nuk ka me qenë në rrezik për plasimin e atyre kredive atyre mjeteve që i shfrytëzojnë pensionistat”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë që zyrtarët nga BKT-ja, programin e kredive nuk e shohin si mburrje, përkundrazi ata janë shumë modest dhe ndihen mirë nëse sadopak arrijnë të ndihmojnë pensionistët duke iu ofruar mundësinë e marrjes së kredive.

Ndryshe, BKT është e vetmja bankë e cila më shumë se një vit ka që ka lansuar programin e kredive për pensionistët, program ky të cilin nuk e ofrojnë bankat tjera në Kosovë.

“Banka Kombëtare Tregtare Kosovё ka dizenjuar këtë produkt në përputhje me misionin e saj për të kontribuar në rritjen e standardeve të jetesës duke qenë banka e vetme nё tregun bankar nё Kosovё qё mbështetё pensionistёt dhe duke i kushtuar rëndësi të veçantë çdo tipi të klientit. BKT ka filluar të ofroje kredinë për Pensionistë në Tetor të vitit 2019. Kredia për Pensionistë është një mundësi e shkëlqyer, me kushte të favorshme duke ofruar edhe sigurimin e jetës së kredimarrësit në lartesinë e vlerës së kredise të mbuluar nga Banka”, janë shprehur zyrtarët nga Departamenti për Marrëdhënie me Publikun të BKT-së.

‘BKT ofron kredi për të gjithë pensionistët e Kosovës’

Nga BKT-ja thonë se programi i kredive për pensionistët ka procedura të thjeshtuara vetëm që të arrijnë të ofrojnë mundësi për pensionistët që të kenë një standard më të mirë jetese.

“Jemi përkushtuar të bëjmë një proces të thjeshtë të aplikimit për kredi për Pensionistë, klienti mjafton ta pranojë pensionin përmes BKT-së dhe të gjitha procedurat përfundohen nga banka. Kredia për Pensionistë është një mundësi e shkëlqyer, me kushte të favorshme duke ofruar edhe sigurimin e jetës së kredimarrësit në lartësinë e vlerës së kredisë të mbuluar nga Banka”, thonë nga BKT-ja.

Ne u interesuam edhe për kushtet të cilat duhet ti plotësojnë një pensionist për të marrë kredi, ndërsa zyrtarë nga BKT-ja, thonë se kredi mund të marrin të gjithë pensionistëve që kanë moshën deri 70.

“Kredia ofrohet për të gjithë pensionistët e Kosovës, përfshirë pensionin e pleqërisë dhe kontribut paguesit. Kriteret janë të thjeshta, mjafton që pensionisti të kalojë pensionin në BKT, të ketë letërnjoftim valid, dhe të jetë nën moshën 70 vjeçare, meqenëse tregu i sigurimeve të jetës nuk ofron polisë të sigurimit mbi moshën 70 vjeç”, bëjnë të ditur nga BKT-ja.

Ndonëse kanë kaluar një vit nga lansimi i programit të kredive për pensionistët, zyrtarët nga BKT-ja, konfirmojnë se interesimi i pensionistëve për kredi është i lartë e dita ditës po shtohet.

“Përgjatë vitit 2020 kemi vërejtur rritje të kërkesave dhe besojmë se kemi mbështetur një numër mjaft të madh të pensionistëve duke plotësuar nevojat dhe kërkesat e tyre”, thonë nga BKT-ja.

Kujtojmë se BKT-ja është e vetmja bankë në Kosovë e cila ofron kredi për pensionistët. Kosova Post ka kontaktuar me disa nga bankat tjera që operojnë në Kosovë, e të cilat kanë konfirmuar se nuk kanë programe të kredive për pensionistët.

Tags: BQKKrediPensionistët
Postimi i mëparshëm

Zëvendësministri Bayram diskuton për çështjen e migracionit në Kosovë

Postimi tjetër

Trump dhe Pompeo e urojnë për fundvit ministren Haradinaj

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Sot pritet të kemi një ditë shumë të nxehtë verore

25 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Aksident trafiku në Lipjan, humb jetën ngasësi i motoçikletës

24 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat do të vazhdojnë të rriten deri në 34 gradë celsius

24 June 2025
Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim
Kosovë

Labinot Tahiri i ofron 1 mijë euro punëtorit të KEK’ut, pamjet e të cilit u bënë virale: Mu duk si me e pa babën tim

23 June 2025
Rizvanolli: Termocentralet e vjetra rrezikojnë sigurinë energjetike, po ndërmarrim rehabilitime historike
Kosovë

Rizvanolli: Termocentralet e vjetra rrezikojnë sigurinë energjetike, po ndërmarrim rehabilitime historike

23 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
Postimi tjetër
Trump dhe Pompeo e urojnë për fundvit ministren Haradinaj

Trump dhe Pompeo e urojnë për fundvit ministren Haradinaj

Lajmet e fundit

Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez

Sanksionet e vendosura ndaj Kosovës, temë e diskutimit mes Abdixhikut dhe emisarit norvegjez

25 June 2025
Faqja zyrtare e Liverpoolit shkruan për Dua Lipen

Faqja zyrtare e Liverpoolit shkruan për Dua Lipen

25 June 2025
Liamj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet

Liamj: Ta gjejmë një marrëveshje sa më shpejt, forcat politike duhet të ikin nga kalkulimet

25 June 2025
Dështimi i 37–ti, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 37–ti, nuk ka konstituim të Kuvendit

25 June 2025
Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme

Behrami: PDK do të rikthehet si forca e parë në zgjedhjet e ardhshme

25 June 2025
Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

Hyseni: Është koha që LDK të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr vendin

25 June 2025
Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

Rutte jep detaje për takimin me Ramën, Ballkani Perëndimor dhe Ukraina pjesë e diskutimeve

25 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu