Punonjësit e Google nuk do të kthehen në zyrë deri në shtator të vitit 2021, dhe kur ta bëjnë këtë, ata mund të mos shkojnë pesë ditë në javë, transmeton InLajmi.
Në një email për punonjësit, drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai tha se kompania do të testojë idenë e një jave fleksibël të punës, ku punonjësit do të punonin të paktën 3 ditë në javë në zyrë për bashkëpunim dhe në shtëpi për pjesën tjetër të kohës.
Këtë verë, kompania u tha punëtorëve se mund të punonin nga shtëpia deri në korrik 2021.
Google nuk është kompania e vetme që ka ndryshuar qasjen e orarit fleksibil të punës për shkak të koronavirusit.
Në tetor, Dropbox njoftoi planet për t’u bërë “së pari virtual”. Kjo do të thotë që afro 3000 punonjës të kompanisë do të vazhdojnë të punojnë në distancë pjesën më të madhe të kohës, por herë pas here do të shkojnë në zyrë për një punë më bashkëpunuese dhe ndërtim të ekipit.
Për të ndihmuar në lehtësimin e këtij procesi, kompania do të riorganizojë zyrat e saj, duke i kthyer ato në ato që i quajn”Studiot Dropbox”, raporton The New York Times.
CEO i Facebook, Mark Zuckerberg tha në maj se rreth 50% e punonjësve të kompanisë mund të punonin në distancë gjatë 5 deri në 10 vitet e ardhshme. Ndërsa Twitter ka thënë se disa punonjës që duan të punojnë nga shtëpia përgjithmonë, munden ta bëjnë një gjë të tillë./InLajmi/