Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, tha se mbyllja totale e vendit nuk është zgjidhje e duhur për ekonominë, përcjell InLajmi.
Ai tha se bashkë me autoritetet vendimmarrëse pas takimeve që kishte janë pajtuar se mbyllja totale nuk është zgjidhje.
Postimi i plotë i tij:
“Keto dite kam pranuar plot pyetje rreth mundesise per nje ri-mbyllje te ekonomise, per festat e fundvitit.
Nga takimet dhe komunikimet e fundit me autoritetet vendimmarrese, jemi pajtuar qe mbyllja totale nuk eshte zgjidhje dhe do te ishte me pasoja fatale per ekonomine, por masat ekzistuese duhet te respektohen me rigorozitet”./InLajmi/