Kryetari i Degës së AAK-së në Deçan, Daut Haradinaj ka njoftuar se Aleanca e të Rinjve të Kosovës në Deçan ka mbajtur Kuvendin zgjedhor, me ç’rast edhe u emëruan strukturat udhëheqëse, përcjell InLajmi.
Në këtë kuvend, ARK-ja në Deçan , sipas tij, zgjodhi për kryetar studentin e dalluar Redon Kamishaj.
Postimi i plotë i tij:
“Sot, Aleanca e të Rinjve të Kosovës, dega në Deçan, mbajti Kuvendin Zgjedhor ku zgjodhi strukturat udhëheqëse.
Kuvendi me unanimitet të plotë të delegatëve zgjodhi për Kryetar të ri të ARK-së, studentin e dalluar, plot vullnet dhe energji, Redon Kamishaj, i cili e mori detyrën nga kryetari i deritanishëm, Kushtrim Loshaj.
Me Kushtrimin dhe strukturat e deritanishme të ARK-së, e kisha për nderë të punojmë së bashku në të gjitha aktivitetet që kaluam në degën e Deçanit për pesë vite me radhë.
Në tri palë zgjedhje dolem fitues bindshëm, dhe siç duket me gjithë këtë energji do të arrijmë fitore të reja!
Kushtrimit, Besnikut dhe gjithë kolegëve tjerë të ARK-së, ju uroj suksese në rrugën e tyre jetësore!
Do vazhdojmë të jemi bashkë në nivele tjera të organizimit në parti dhe në përgjegjësitë që na presin.
Redonit dhe kolegëve të tjerë të ri që morën përgjegjësi, ju priftë e mbara!
Ju dëshiroj punë të mbarë e suksese në vazhdimësi!”./InLajmi/