9 persona kanë vdekur si pasojë e shpërthimit të një respiratori të oksigjenit në një spital, ku po trajtohen pacientët me koronavirus në jug të Turqisë, kanë njoftuar autoritetet.
Shpërthimi ndodhi në një repart të kujdesit intenziv të një spitali privat në Gaziantep, ka njoftuar komuna.
Një nga pacientët vdiq teksa po transportohej në spitalin tjetër.
Nuk është raportuar për të lënduar si pasojë e shpërthimit që ndodhi në orët e hershme të së shtunës.
Viktimat ishin mes moshës 58 dhe 85 vjeçare, transmeton koha.net.
Turqia ka regjistruar gati 2 milionë raste me Covid-19 dhe më shumë se 17.600 të vdekur, sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”.