Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 14:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, segmenti rrugor në fshatin Kçiq.
Zëdhënësi i policisë rajonale të Mitrovicës Avni Zahiti ka bërë të ditur se në aksident ishin të përfshira 2 vetura, ku si pasojë 5 persona kanë pësuar lëndime, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë, përcjell Insajderi.
Gjendja shëndetësore e të të lënduarve nuk dihet ende.