‘Bianconerët’ nisën ndeshjen mirë, edhe vendasit u munduan të krijojnë diçka në fillim.
Alvaro Morata asistoi për Dejan Kulusevski, i cili ndëshkoi ish-skuadrën e tij në minutën 23′.
Morata dukej në formë, ai asistoi edhe njëherë, këtë herë ishte Cristiano Ronaldo, me një shkëputje fantastike në ajër shënoi në minutën 26′.
Pjesa e parë mbaroi me rezultatin 2 – 0 në favor të Juves.
Në pjesën e dytë, prap Juventus ishte dominant.
Ronaldo u shfaq edhe njëherë për ta gjunjëzuar Parmën, përkatësisht në minutën 48′ pas një asistimi nga Aaron Ramsey.
Në minutën e 85′ Federico Bernardeschi asistoi për Alvaro Morata, i cili vulosi fitoren me golin dhe asistet e tij.
Tani portugezi lë pas Ibrahimovicin dhe merr primatin e golashënuesit në Serie A me 12 gola gjithsej.
Juventus me këtë fitore ngjitet në pozitën e tretë me 27 pikë, aq sa ka edhe Inter dhe një më pak se Milan, ndërsa Parma renditet në pozitën e 15-të me 12 pikë gjithsej.
Rezultati përfundimtar, Parma 0 – 4 Juventus