‘The Toffies’ gjenden në pozitën e gjashtë me 23 pikë gjithsej, edhe sulmuesi Dominik Calvert-Lewin është njëri ndër sfiduesit kryesor për golashënuesin e ligës këtë edicion.
Ndërsa ‘The Gunners’, po përjetojnë njo moment të keq, aktualisht më të keqin në dekadën e fundit. Menaxheri i Arsenal, Mikel Arteta, është nën ‘zjarrin’ e kritikëve, pasi që po akuzohet se nuk po përdor lojtarët që mund të bëjnë diferencën, njëri nga ta, Mesut Ozil dhe Gabriel Martinelli.
Arsenal aktualisht qëndron në pozitën e 15-të me 14 pikë gjithsej.
Për londinezët pritet të mungojnë: Gabriel, Ozil, Thomas dhe Granit Xhaka i cili u suspendua.
Për Everton pritet të mungojnë: Allan, Delph, Digne, Gbamin.
Formacionet zyrtare të klubeve.Lajmi.net
Everton: Pickford, Keane, Godfrey, Iwobi, Holgate, Mina, Decourie, Davies, Sigurdsson, Richarlison, Calvert-Lewin.