Mesfushori 34-vjeçar Blerim Xhemajli është rikthyer në kampionatin zviceran, pasi ka vendosur të nënshkruajë për dy sezone me skuadrën e Zyrihut, ku edhe është rritur e ka debutuar si futbollist profesionist.
Futbollisti me origjinë nga Tetova, por që ka zgjedhur të përfaqësojë Zvicrën në arenën ndërkombëtare, ka veshur fanellën e Zyrihut në periudhën 2003-2007, ndërsa më pas ka luajtur për skuadra si Torino, Parma, Genoa, Bologna, Bolton, Napoli, Galatasaray, etj transmeton Gayeta Express.
Me rikthimin në Zvicër, duket se Xhemajli po përgatit edhe tërheqjen nga futbolli pikërisht me klubin ku u rrit dhe u lancua në arenën ndërkombëtare.