Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka zbuluar detaje lidhur me shëndetin e tij, një ditë pasi u konfirmua pozitiv me Covid-19.
Përmes një video në Twitter Macron thotë se është mirë dhe se do të raportojë në mënyrë transparente për gjendjen e tij shëndetësore, përcjell Euronews Albania.
“Nuk ka asnjë arsye që gjërat të shkojnë keq,” tha ai në një postim në Twitter, duke shtuar se do të vazhdojë të merret me punët e qeverisë, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë.