Pak më parë u raportua se një filial i bankës “Western Union” është plaçkitur nga dy persona të armatosur.
Ky filial ndodhet në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.
Rreth kësaj ngjarjeje, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci ka dhënë detaje.
“Rreth orës 18:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në filialin e një institucioni financiar për transfere ndërkombëtare në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë.”
“Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se 2 persona të dyshuar nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga arka e këtij filiali një vlerë të caktuar parash”, raporton Periskopi
“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit”, u shpreh ai.