Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka marrë vendim që deri më datën 25 dhjetor të punohet me orar të zgjatur, përcjell InLajmi.
Kastrati thotë se deri te ky vendim ka ardhur për shkak të fluksit të madh të punës.
Postimi i plotë i tij:
“Fundi i një viti të suksesshëm, përcillet me fluks të madh të punëve.
Për kryerjen e të gjitha procedurave të pagesave në subvencione, projekte në investime kapitale dhe pranimin e kërkesave nga qytetarët, kemi vendosur që deri më datën 25 dhjetor, e hënë-e shtunë, të punojmë nga ora 08:00 deri në 18:00!
Falënderoj të gjithë kolegët për bashkëpunim dhe koordinim, saherë që paraqitet nevoja”./InLajmi/