Ka nisur seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ku do të bëhet paraqitja e parë e ish-nënkryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj.
Nasim Haradinaj para Prokurorit të Dhomave të Specializuara ka thënë se ka pranuar aktakuzën kundër tij, por siç është shprehur ai, nuk e ka lexuar far.
Nasim Haradinaj akuzohet për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, shkruan Reporteri.
Paraqitja e parë e Haradinaj si i dyshuar u mbajt më 29 shtator të këtij viti, ndërsa pas konfirmimit të aktakuzës tash fillon faza e procedurës paraprake të çështjes së tyre, duke nisur me paraqitjet e tyre të para.