Një grabitje e armatosur ka ndodhur në një nga filialet e “Western Unionit”, para pak minutash.
Filiali i kësaj banke në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë, është grabitur nga 2 persona të armatosur.
Deri më tani nuk dihet se a ka të lënduar dhe detaje të tjera nga rasti, mëson Indeks Online.
Pas pak pritet raport nga Policia.