Asamblisti më i votuar i PDK-së në Asamblenë e komunës së Mitrovcës, Donjet Bislimi, njëherësh kryetar i Rinisë Demokratike, ka sulmuar sot kryetarin Agim Bahtiri, i cili ka zgjedhur Holandën për trajtim nga Covid-19, duke cekur se ai “bëhet shembull i keq i anashkalimit të profesionistëve dhe sistemit tonë shëndetësor”, përcjell InLajmi.
Postimi i plotë i tij:
“I kemi dëshiruar të gjithë shërim nga Covid-19, por, trajtimi në Holandë nuk është as më i mirë, as ka protokolle të përsosura që garantojnë shërimin nga covid 19. Kjo vetëm shpërfaq se Gima ishte turist dhe mbetet turist, që jeton nga djersa e huaj nga Holanda, me botim të librave nga Suedia. Mjerim!”, ka shkruar Bislimi.
Postimi i plotë i tij:
“JO, nuk mundem pa fol. Kryetari Bahtiri shembull si nuk duhet!! Përderisa qytetarët e Mitrovicës nuk kanë barna, besa shumë nuk kanë as bukë e as kulm mbi kokë, me numrin më të madh të familjeve me ndihmë sociale në Kosovë, po këta qytetarë pranojnë ndihma nga persona privat. Dështim i plotë si komunë përball nevojave të qytetarëve. Ndihma me qindra pako në ditë janë solidarizim ditor në komunën tonë, madje me aksione të grumbullimit të fondeve për shërimin e të sëmurëve jashtë vendit, barna e material shpenzues. Ndihma bëhen edhe me dru për ngrohje deri edhe fletore për nxënës. Për mësimin online, të mos të flasim për nevojat e nxënësve për kompjuter. Qytetarët e Mitrovicës që bashkëjetojnë me vuajtjen dhe sfidat e çdo dite, kryetari Gimë, le që nuk e kanë afër në ditët më të vështira, por edhe bëhet shembull i keq i anashkalimit të profesionistëve dhe sistemit tonë shëndetësor. I kemi dëshiruar të gjithë shërim nga Covid-19, por, trajtimi në Holandë nuk është as më i mirë, as ka protokolle të përsosura që garantojnë shërimin nga covid 19. Kjo vetëm shpërfaq se Gima ishte turist dhe mbetet turist, që jeton nga djersa e huaj nga Holanda, me botim të librave nga Suedia. Mjerim!”/InLajmi/