Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka komentuar deklaratat e Vjosa Osmanit, e cila u shpreh dje se do t’i lë anash dallimet ideologjike me Kurtin, përcjell InLajmi.
Ai tha se Osmani ka qenë zëdhënësja më e zellshme e pikëpamjeve të Kurtit.
Postimi i plotë i tij:
“Vjosa Osmani paska deklaruar se do t’i le anasha dallimet IDEOLOGJIKE me Albin Kurtin!!!
Pse kure kane egzistuar dallime te tilla ne mes tyre?
Sa e mbaj mend znj. Osmani ka qene zedhenesja me e zeshme e pikepamjeve te z. Kurti ne keto pese vitet e fundit ne politike. Nga kauza e rrejshem e demarkacionit e deri tek sulmet ndaj partise se saj te dikurshme, znj. Osmani ka dalluar nga z. Kurti vetem nga personaliteti i jashtem. Kuptohet per kete qasje z. Kurti e kishte shperblyer znj. Osmani me poziten e Kryetares se Kuvendit duke e bere “kurban” Glauk Konjufcen.
Ndersa znj. Osmani duke u munduar qe te aktroj rolin e Presidentes po e shperfille ne maksimum institucionin me te larte te vendit, at te Kuvendit te Republikes se Kosoves”./InLajmi/