Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka shkuar në ‘konak’ kryetarit të posazgjedhur të Podujevës, Shpejtim Bulliqit, përcjell InLajmi.
Kurti tha se ky ndryshim në Podujevë ka qenë i domosdoshëm dhe i dobishëm.
Postimi i plotë i tij:
“Në zyren e tij urova kryetarin e ri të komunës, z. Shpejtim Bulliqi, e më pas edhe drejtorët në Podujevë për detyrën e re. Kanë shumë sfida, por edhe shumë vullnet e plane t’ua dëshmojnë qytetarëve të Llapit se ndryshimi i madh ka qenë i domosdoshëm e i dobishëm. Ua shpreha gatishmërinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për ndihmë e përkrahje në Besianë në secilën fushë e për çdo çështje që ata e konsiderojnë të nevojshme”./InLajmi/