Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale kallëzim penal lidhur me dyshimet për abuzim me furnizim me oksigjen, raporton InLajmi.
Deputeti i VV-së, Fitim Uka ka thënë se nuk mund ta besojnë se si zyrtarët po tregojnë rrejshëm se nuk ka probleme me furnizim me oksigjen.
“Nuk und ta pranojmë një papërgjegjësi të tillë politike dhe kjo është arsyeja e dorëzimit të këtij kallëzimi penal”, tha Uka.
Mediat raportuan gjatë ditëve të fundit për shumë parregullsi në menaxhim të situatës nëpër spitale, ndër tjerash edhe për qëndrimin e familjarëve me pacientët e infektuar me koronavirus./InLajmi/