Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë publikoi të dhënat e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë e Covid-19 në Shqipëri.
Nga 2745 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 787 qytetarë, ndërsa 15 nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
267 raste në Tiranë, 43 raste në Berat, 41 raste në Durrës, 40 raste në Shkodër, 38 raste në Vlorë dhe Sarandë, 27 raste në Lushnje, 25 raste në Elbasan, 24 raste në Fier, 23 raste në Korçë, 19 raste në Lezhë, 18 raste në Krujë, 15 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec, 13 raste në Kurbin, 11 raste në Devoll dhe Librazhd, 10 raste në Gjirokastër dhe Tepelenë, 9 raste në Tropojë, Malësi e Madhe dhe Gramsh, 8 raste në Has, Përmet, Dibër, 7 raste në Mat, 6 raste në Mirditë, 5 raste në Delvinë, 3 raste në Kukës, Peqin, 2 raste në Pukë, Kamëz, Kuçovë, 1 rast në Kolonjë, Skrapar dhe Shijak.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 517 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 26.898 që nga fillimi i pandemisë, përcjell Ora News.
Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 393 pacientë, 26 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.