Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot ka mbajtur një konferencë vjetore për shtyp.
Në këtë konferencë gazetarët e pyetën liderin rus në lidhje me çështjen e Kosovës.
Ai u shpreh se rasti i Krimesë nuk është i njëjtë si i Kosovës. Ai beson se Krimeja u bë pjesë integrale e Rusisë si rezultat i referendumit, por kjo metodë nuk mund të përdoret te Kosova.
“Në Perëndim, ata “gëlltisin” ndarjen e Kosovës, ndërsa vendosën sanksione për banorët e Krimesë”, tha Putini, duke iu përgjigjur pyetjeve në konferencën vjetore të shtypit.
Ai foli edhe për vaksinën ruse kundër koronavirusit. Putini tha se kjo vaksinë është efektive dhe e sigurt, transmeton IndeksOnline.
“Rusia është vendi i parë në botë që shpiku dhe filloi prodhimin e një vaksine, si Qendra Shkencore Gamalei ashtu edhe Qendra Vektoriale e Novosibirsk. Ne kemi një vaksinë të mirë, të sigurt dhe efektive, më shumë se 95%, niveli i mbrojtjes është rreth 96-97%, thonë ekspertët”, u shpreh Putin.