Fatmire Karaqa-Limolli, mësuese dhe nënë e 2 fëmijëve është në luftë me leukeminë akute, përcjell InLajmi.
Fatmirja është transferuar urgjentisht në Turqi për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor meqë i njëjti është teknikisht i pamundshëm në Kosovë. Sipas specialistëve, gjasat e shërimit janë të mira por jashtëzakonisht të shtrenjta.
Familja dhe të afërmit e saj deri tash kanë arritur të paguajnë 3/4 e kostos mirëpo nevojiten edhe 30.000 euro.
Që Fatmirja të mund ta paguajë trajtimin shëndetësor në Turqi dhe të kthehet te 2 fëmijët e saj që po e presin me padurim, kërkohet ndihma financiare e bashkëqytetarëve të saj vullnetmirë.
1305 Penthalaz
IBAN : CH37 0076 7000 S550 6853 2 /InLajmi/