Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, përcjell InLajmi.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 2 raste (68, 63 vjeç), Prizren 1 rast (81 vjeç), Klinë 1 rast (72 vjeç), Lipjan 1 rast (78 vjeç), Kamenicë 1 rast (76 vjeç), Shtime 1 rast (61 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 47.952 raste nga 168.211 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.233 raste të vdekjes./InLajmi/