Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe djali i Sami Lushtakut, Mërgim Lushtaku ka publikuar një fotografi nga takimi me djalin e Hashim Thaçit dhe djalin e Kadri Veselit, përcjell InLajmi.
Lushtaku ka thënë që është përgjegjësi dhe krenari të jenë pasardhës të çlirimtarëve.
Postimi i plotë i tij:
“Është përgjegjësi e madhe të jesh pasardhës i themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por njëkohësisht ndihemi krenarë që jemi pasardhës të ÇLIRIMTARËVE!”/InLajmi/