Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Naser Rugova ka thënë se nëse VV-ja dhe PDK-ja vërtet duan zgjedhje, atëherë, sipas tij, ato duhet ta votojnë buxhetin për vitin 2021, përcjell InLajmi.
“Afati i fundit për votimin e buxhetit është marsi i vitit 2021. Nëse VV dhe PDK vërtet duan zgjedhje atëherë duhet votuar buxhetin, përndryshe do të jenë përgjegjëse për bllokadën totale financiare të vendit me 1 prill 2021”, theksoi ai.
Postimi i plotë i tij:
“E shoh që disa prej juve nuk e kuptoni drejt shqetësimin tim rreth lidhjes mes buxhetit dhe zgjedhjeve të parakohshme. Unë kam qenë deputet në dy mandate dhe e njoh mirë dinamikën e punës shtetërore.
Afati i fundit për votimin e buxhetit është Marsi i vitit 2021.
Nëse VV dhe PDK vërtet duan zgjedhje atëherë duhet votuar buxhetin, përndryshe do të jenë përgjegjëse për bllokadën totale financiare të vendit me 1 Prill 2021.
Dje në Beograd u pa qartë që lista serbe nuk e sheh më veten pjesë të koalicionit. Veprimet e tyre destruktuve në Kuvend janë po ashtu tregues që ata tashmë punojnë kundër qeverisë Hoti. Shto kësaj edhe pamundësinë për marreveshje rreth Presidentit dhe bëhet e qartë që zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.
Zgjedhjet e parakohshme nuk mund të mbahen para Shkurtit 2021, që do të thotë nuk ka gjasa teorike që qeveria e ardhshme të zgjedhet para Majit 2021 dhe ta kalojë buxhetin, kjo në skenarin më të mirë,
Nuk duhet t’ia komplikojmë jetën qytetarit pa nevojë e për inate provinicale. Duhet lënë retorikat propagandistike dhe duhet marrë vendime serioze për vendin.
Për të tjerat le të vendos sovrani”./InLajmi/