Milaim Zeka e ka quajtur ëndërr të sëmurë të Albin Kurtit deklaratat se do t’i fitojë mbi 50% të votave.
Ish-deputeti Zeka ka shtuar se nëse Kurti vazhdon të mendojë kështu do të largohet nga skena politike.
“Është ëndërr e sëmurë e Albin Kurtit nëse mendon se do t’i fitojë mbi 50% të votave në zgjedhje, nëse vazhdon të mendojë kështu ai do të largohet nga skena politike”, ka thënë Zeka.
Ai tutje ka thënë se edhe Kurti ka pasur në kabinetin e tij njerëz të korruptuar.
“Unë e çmoj deri në fund Albin Kurtin si një lider me politikë të çmendur, por që nuk është i korruptuar. Njerëz dhe këshilltarë të Albinit, megjithatë kanë qenë të korruptuar fund e krye. E vërteta është që Kurti e ka rrëzuar vetëveten e vet”, ka thënë Zeka, raporton Gazeta Express.
Deklaratë të njëjtë ka dhënë dje edhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa, duke thënë se VV-ja sheh ëndrra se mund t’i fitojë mbi 50% të votave.