Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu, përcjell InLajmi.
Në këtë takim, ministri Veliu falënderoi ambasadorin Braathu dhe Misionin e OSBE-së në Kosovë për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre në ndërtimin e institucioneve dhe demokratizimin e tyre, si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme në fushën e sigurisë dhe ngritjen e kapaciteteve të agjencioneve.
Ndërkaq, fjalë të mira dha edhe ambasadori Braathu, i cili po ashtu e falënderoi Veliun për gatishmërinë e tij të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe në përgjithësi, organeve të sigurisë në vend./InLajmi/