Ismet Osmani, zyrtar policor i Kosovës, ka humbur jetën si pasojë e virusit Covid-19, përcjell InLajmi.
Lajmin e ka bërë të ditur kolegu i tij, Florim Klaiqi.
Ismet Osmani ishte zyrtar policor në rajonin e Kamenicës, ndërsa ishte ndër policët e shumtë, të cilët që nga fillimi i pandemisë janë infektuar me koronavirus.
Postimi i plotë i tij:
“Nga ky virus vrastar sot humbëm kolegun, Ismet Osmani.Stacioni policor në Kamenicë sot humbi njërin prej zyrtarëve më punëtor e i përkushtuar. Kamenicës do t’i mungojë përkushtimi yt për sundim të ligjit e qetësisë! Prehu në paqe kolegu im Ismet!”./InLajmi/