Ky vit duket qartë se ka qenë një vit i vështirë për të gjithë, kjo për shkak virusit Covid-19.
Megjithatë kjo nuk ka vlejtur për disa prej personazheve publike, sipas “Forbes”, ky vit mban emrin e Kylie Jenner, të cilën e rendit të parën me 590 milionë dollarë fitime, falë linjës së saj kozmetike.
Rastësisht, kunati i 23 vjeçares, Kanye West, renditet i 2-të me 170 milionë dollarë. Këtë gjë ai duhet t’ia atributojë partneritetit të tij me Adidas por pa lënë pas edhe fitimet në muzikë e biznese të tjera, transmeton KultPlus.
Ndërkaq nuk mungojnë as sportistët e ndryshëm si: Roger Federer, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Neymar dhe LeBron James.