Një ekip prej 10 shkencëtarëve ndërkombëtarë do të udhëtojnë në qytetin kinez Wuhan muajin e ardhshëm, për të hetuar origjinën e Covid-19, ka njoftuar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Pekini ka qenë hezitues ta pranojë një hetim të pavarur dhe është dashur shumë muaj negociata që t’i lejohet OBSH-së qasje në qytet.
Virusi mendohet se ka ardhur nga një treg i kafshëve në qytet. Por, hulumtimet për burimin kanë çuar te tensionet, kryesisht me SHBA-në.
Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, e ka akuzuar Kinën për fshehje të të dhënave.
Një biolog në skuadrën që do të udhëtojë në Wuhan ka thënë për Associated Press,se OBSH-ja nuk po shikon për fajësime, por për të parandaluar shpërthime të tilla në të ardhmen.
“Nuk ka të bëjë kjo me gjetjen e shtetit fajtor. Ka të bëjë me kuptimin se çfarë ka ndodhur dhe të shohim, bazuar në ato të dhënave, e të tentojmë të reduktojmë rrezikun në të ardhmen”, ka thënë Fabian Leendertz nga Instituti Robert Koch i Gjermanisë, transmeton koha.net.
Misioni pritet të zgjasë 4 deri në 5 javë.