Anëtari i kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se VV-në dhe PDK-në i ka çuar në opozitë Hoti e jo Zoti.
Kjo shprehje u përdor nga Konjuca kur gjatë debatit u diskutua lidhje me mundësinë e bashkëpunimit në mes PDK’së dhe VV-së për shkak se të dyja gjenden në opozitë dhe kështu i ka çuar Zoti.
Konjufca tha se “Në opozitë me PDK’në na ka çuar Hoti e jo Zoti”.
Tutje, Konjufca tha se PDK-ja nuk ka qasje korrekte ndaj VV-së.




















