Iran, shkon në afro 53 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 7.603 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.131.077
Me 213 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran numri i viktimave ka arritur shifrën 52.883.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 7.603 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 1.131.077.
Lari shtoi se 5.678 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 844.430 transmeton Anadolu Agency (AA).
Duke informuar se deri tani janë kryer 6.846.781 teste, zëdhënësja Lari tha se 12 qyteza në vend janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm “të kuq”, 288 qyteza si zona “portokalli” dhe 148 qyteza si zona të “verdha”.