Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 16 dhjetor.
16 dhjetor 1631 – Shpërtheu Vezuvi, vullkani më aktiv në Evropë. Si pasojë e shpërthimit të tij humbën jetën rreth 4.000 njerëz.


16 dhjetor 1727 – Ibrahim Muteferrika publikoi fjalorin dyvëllimësh “Vankulu Lugati”, libri i parë i shtypur në turqisht në Perandorinë Osmane.
16 dhjetor 1773 – Shpërtheu revolta kundër administratës së Londrës në kolonitë britanike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në ngjarjen e njohur si “Mbrëmja e Çajit në Boston”, anëtarët e shoqatës “Djemtë e Lirisë”, maskuar si indianë të fisit “Mohawk”, hynë në 3 anije britanike në portin e Bostonit dhe hodhën në oqean qindra arka çaji, në shenjë proteste kundër taksimit të këtij produkti.
16 dhjetor 1920 – Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8,6 ballë goditi provincën veriperëndimore Gansu të Kinës duke shkaktuar edhe shkarje masive të tokës. Kjo fatkeqësi natyre u mori jetën rreth 200.000 personave.
16 dhjetor 1967 – Shkencëtarët e Universitetit të Stenfordit në SHBA ia dolën me sukses të shpërbëjnë zinxhirin e ADN-së.
16 dhjetor 1991 – Kazakistani shpalli pavarësinë nga Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike.

















