11 banorë të moshuar vdiqën nga një zjarr në një shtëpi kujdesi në Bashkortostan të Rusisë, përcjell InLajmi.
Ata kishin probleme të lëvizjes dhe nuk mund të evakuoheshin shpejt.
4 arritën të shpëtonin nga ndërtesa e djegur në fshatin Ishbuldino, rrethi Abzelilovsky para se të mbërrinin zjarrfikësit, njoftoi agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Autoritetet e rrethit thanë se një nga të mbijetuarit ishte një anëtare femër e personelit dhe 3 ishin banorë të cilët ajo arriti t’i nxirrte nga ndërtesa prej druri, raporton CNN.
Zjarri u raportua në shërbimet e urgjencës në 12:53 të mëngjesit me kohën e Moskës dhe u dogj për më shumë se 3 orë, derisa flakët të shuheshin në 4:00 të mëngjesit./InLajmi/